Muriqi i jep tri pikë Majorkës

Me një gol të shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 68′-të me penallti, skuadra e Majrokës në La Liga në betejën për qëndrim ka mundur sot në ‘Palma de Mallorca’,Atletikon e Madridit.

Fitorja me protagonist absolut sulmuesin Dardan vjen pas një serie humbjesh të skuadrës së trajnerit të njohur meksikan Havier Aguerre. Tri pikë për të lënë së paku për një javë zonën e kuqe ndërsa tri të fundit largohen nga elita spanjolle.

Ndërkaq sot në La Liga veç majorka- Atletiko Madrid u luajt edhe Kadiz- Betis 1-2 dhe Vijareal- Bilbao 1-1. Derbi i vogël i madridit, Real- Getafe nis në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!