Isko tentohet nga Barcelona

Isco Alarcon në orbitën e FC Barcelonës? 

Sevilja dukej se ishte skuadra më e pozicionuar për të marrë shërbimet e mesfushorit madrilen në verë si lojtar i lirë për faktin se Julen Lopetegui e kishte kërkuar. Por duket se FC Barcelona është futur në garë dhe dëshiron të bindë mesfushorin. për t’iu bashkuar projektit të Ksavi Hernandez.E gjitha sipas Sport.

Ndërkaq skuadra e Barçës ka mbyllur nënshkrimet e Andreas Kristensen dhe Frenk Kesie për sezonin e ardhshëm, por agjentët dhe vetë drejtuesit blaugrana po punojnë për të krijuar një ekip shumë më konkurrues për Ksavi.

Flitet për mundësinë e mbylljes së disa kontratave në muajt në vijim: Një qendërsulmues i nivelit të lartë me gjasë Robert Levandovski dhe Isko Alarcon është objektivi tjetër, duke pasur parasysh që ai do të mbërrinte falas.

Topi duket se është në anën e lojtarit, i cili ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. te Reali prej vitesh ka dalë …tepër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!