Ballkani drejt titullit, Daja: Fitore me vlerë

Ballkani merr një fitore minimale por të mjaftueshme për të mbajtur larg Gjilanin e vendit të dytë në Superligën e Kosovës. Ekipi i trajnerit Ilir Daja fitoi 0-1 në transfertë ndaj Dukagjinit duke u ngjitur në kuotën e 57 pikëve.

Ilir Daja pas ndeshjes: “Sot patëm një ndeshje të vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Është e rëndësishme të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe kjo fitore ka shumë vlerë. Edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq, por sigurisht që ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”.

Ndërkaq, Gjilani ka fituar thellë ndaj Drenicës 5-0. Tri sfidat e tjera të javës së 28-të luhen nesër (e diel) në 13:30 (Prishtina- Malisheva) dhe 14:00 (Feronikeli- Drita, Ulpiana- Llapi).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!