Gjilani- Ballkani degjeneron në dhunë, Frashëri në spital

Ndeshja e javës së 27-të Gjilani- Ballkani ka përfunduar me incidente të rënda.

Tifozët kalojnë telat dhe zaptojnë fushën e lojës pas golit të shënuar nga portieri Enea Koliçi, i cili barazoi rezultatin e ndeshjes, pasi më parë për Ballkanin kishte shënuar Ermal Krasniqi që në minutën e parë.

Pas golit, tifozët e Gjilanit futen në fushën e lojës dhe sulmuan portierin e Ballkanit, korçarin Stivi Frashëri. Portieri i skuadrës së teknikut Ilir Daja pas incidentit u dërgua në spital me ambulancë, për të marrë ndihmën e shpejtë.

Ndërkaq sipas informacionëve që dalin nga spitali në Gjilan, mjekët pasi kanë konstatuar hematomat po e mbajnë gjendjen e Frashërit në kontroll të plotë. ‘Nuk ka lëndime apo tronditje, gjendja e tij është stabile” , shprehen në Gjilan.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!