KOKSH/ Të gjithë ‘pro’ sallonëve të basteve

Fidel Ylli: Shteti të hapë dhe të kontrollojë bastet. Duam para për sportin.

Ashtu sikundër KOKSH njoftoi dje sot në mesditë në ‘International’ mblodhi federatat e sporteve të ndyshme për të diskutuar lidhur me dy pika kryesore. Grantet e Sportit dhe propozimi për qeverinë për rihapjen e kompanive të basteve ishin temë në takim.

Ndërkaq në fjalën hapëse të këtyre punimëve presidenti i KOKSH Fidel Ylli dha të gjitha arsyet pse në sport të gjithë duhet të japin më shumë. Ai i bëri thirrje qeverisë Rama ta konsiderojë sportin si partnere ndërsa më pas ftoi të gjitha federatat të nënshkruajnë një shkresë- kërkesë për t’ja drejtuar qeverisë me qëllim hapjen e basteve sportive.

Në takim folën edhe drejtues e sportistë elitar si Ruli, Prizreni, Loku, Gjoza, Calja etj.

Ylli:

“Ne duam që këto para t’i kontrollojë qeveria, jo Federata, as KOKSH-i, por vetë qeveria sepse mbledh të ardhura jo vetëm për sportin. Janë miliona euro, e dinë të gjithë. Ato para të shkojnë për sportin, për këto kampionë që janë këtu me mua që e kanë nderuar Shqipërinë.

Ne patëm një mundësi që na dhanë 200 milionë lekë Ministria për në Olimpiadë dhe ne ia akorduam sportistëve tanë që të stërviten dhe me ato stërvitje dhanë rezultat, me një kampionë bote dhe dy medalje të tjera në stilin e shkëputjes në Uzbekistan.

Ato para më pas të bëhen qendra Olimpike, sepse sporti nuk është një garë, por cilësi jete. Nuk mjaftojnë stadiumet e reja dhe zyrat, sepse nuk më duhen zyrat e KOKSH dhe projekti 5 milionë euro nëse këto projekte nuk balancohen me buxhetet e federatave”, ndër të tjera preisdenti KOKSH,Ylli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!