FIFA zgjidh pozicionin jashtë loje…
Kreu i FIFA-s Xhani Infantino, gjatë vizitës së tij në Firence (Itali) për 100-vjetorin e ‘Artemio Franchi’-t, ngriti çështjen kohës efektive të lojës së futbollit.
Italo- zviceriani tha se tifozët dhe kompanitë e kontraktuara “paguajnë për 90 minuta, jo për 50 që në fakt luhen”.
Futbolli ka nevojë për kohë efektive një rregull të ri që duhet të aprovohet paraprakisht nga IFAB. Megjithatë vetë FIFA insiston të avancojë duke e zgjatur kohën në fund të 90 minutave.
Gazeta italiane “Corriere dello Sport” duke analizuar faktin shkruan : “Duhet të imagjinoni, në Katar ndeshjet që do të kalojnë 100 minutat”. Një maratonë e cila vjen edhe me shkakun të 10 zëvendësimeveqë ofron rregullorja e re.
‘Syri i Fajkoit’ i cili është parë në sfidat e tenisit do të aplikohet si risi në ‘Katar 2022’. “Hawkeye” do të ndihmojë për të sinjalizuar në çast pozicionin jashtë loje te aparaturat e virojtësve./Sportiim.al/