Duka kthehet në ‘detyrë’

Sot Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për Dukën dhe Shulkun.

Armand Duka kreu i FSHF-së nga sot mund të ulet në zyrën e tij e të marrë vendime ‘ligjire’ .

Pas disa seancave gjyqore, sot drejtuesit e lartë të FSHF-së, ia kanë dalë të ulin masën pasi sipas Gjykatës ata do të jenë në gjëndje të punojnë por dhe të heton nga Prokuroria e Tiranës.

Gjatë marsit Duka u rizgjodh si president i FSHF-së për herë të 6-të ndërsa deri më sot nuk e kishte të drejtën legjitime të ushtronte detyrën e tij. Shkak ishte pezullimi…

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF Armand Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. I pezulluar mbetet Ardian Haçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!