Mbyllet faza e tretë, Kastrioti ‘kampion’

Ekipi i teknikut Emiljano Çela merr 19 pikë në fazën e tretë. Një më pak se Tirana që mblodhi 20

Me dy sfidat e fundit të javës së 27-të, Abissnet Superiore ka mbyllur 3/4 e saj ndërsa në tri faza, skuadrat arritën të krijonin fizionominë individuale në një renditje provizore.

Tirana me 18 fitore 6 barazime dhe vetëm 3 humbje konvertuar me 60 pikë, ia doli të dominojë kampionatin elitar duke e kthyer fazën e 4-ët praktikisht në një modalitet menaxhimi.

Kjo për faktin se Laçi i vendit të dytë me ecurinë e dobët në fazën e tretë teksa në 6 ndeshjet e fundit nuk ka fituar asnjë takim, në një mënyrë ka dërguar “ujë te mulliri” i bardhebluve.

Sot në ‘Elbasan Arena’ kurbinasit e Mirel Josës u mundën 2-1 nga Partizani i cili nga ana e tij ka bërë progres dhe me 38 pikë në tri faza mbetet në lojë për europën nga kampionati.

Kukësi i treti me 44 pikë duket solid për të mbajtur zonën kontinentale. Ndërkohë, tri humbjet e Vllaznisë si e forcë e katërt e Superiores, me kulim ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit në ‘Loro Boriçi’ 1-2, kanë vendosur alarmin te kuqeblutë që tani rrezikojnë seriozisht vendin e dytë ose të tretë që të japin një biletë në Conference League.

Sakaq, Kastrioti skuadra efikase e fazës së tretë i ka bërë lëmsh ekipet që e kishin llogaritur për Krishtlindje të rrëzuar. Dy golat e Edon Hasanit sot ndaj skuadrës së qytetit të tij (Vllaznisë), tregues i qartë se “fisi i kastriotëve” mbetet mjaft i fortë.

Teuta, Kastrioti dhe Egnatia ndahen me një pikë mes tyre. Çka do të thotë se faza e katërt do të jetë e gjitha një duel për t’i ikur zonës play -out (vendit të 8-të).

Situatë analoge për dy të fundit Dinamon dhe Skënderbeun. Veçse këtu, llogaritë bëhën me skuadrat e fundit të tabelës dhe diferencën mes tyre.

Dinamo nuk mjaftohet me gjëndjen e rënduar në tabelë por ka kohë të bëjë eksperimente e të ndalet për të gjetur fajtorë kur i duhen urgjentisht pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!