Kupa e Botës, prezantohet ‘Al-Rihla’

32 kombëtare dhe një top zyrtar i “Katar 2022”. Këto janë ata që do të ecin nëpër Katar, vendi aziatik që organizon Kupën e Botës nga 21 nëntori në 18 dhjetor.

Nëse për të kompletuar ‘top 32’ të finalisëve do duhet dhe pak kohë, topi zyrtar i kompeticionit më të madh në planet, Botërorit, do të quhet “Al-Rihla”.

Përkthimi i emrit shqipërohet ‘udhëtim’. Ishte vetë FIFA dhe partneri i saj, kompania e njohur e veshmbathjeve sportive “Adidas” ajo që bëri publik lajmin..

Topi u prezantua pak para tërheqjes së shortit, i cili do të bëhet të premten në Doha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!