Sot finalja e Champions, Dortmund-Real, kurorëzimi sezonal

Dortmund – Real Madrid janë gati për aktin e madh futbollistik të sezonit 2023/2024.
Në “Wembley”, me filim orën 21:00 verdhezinjtë e Terziç në kërkim të trofeut të dytë të permasave të tilla ndërsa Real Madrid kërkon të 15-in.
Gjermanët eliminuan në gjysmëfinale PSG, ndërsa spanjollët e Ançelotit kaluan Bajern Mynih.
Ndërkohë te kampi Los Blancos kanë nisur të “luajnë” me simbole treguese të triumfit eventual.
Më e kërkuara mbetet bluza e Valverde-s e cila në shpinë shkruan ’15’, Por dhe Rodrigo ka gjetur diçka për të njësuar numrin e trofeve të klubit të bardhë.
