Afrika njeh 5 biletat e ‘Katar 2022’

Mbeten jashtë përfaqësuese si Egjipti, Algjeria dhe Nigeria.

Senegali në pak kohë dërrmon Egjitin e Mohamed Salah. Pasi i mori finalen e Kupës së Afrikës dy muaj më parë (0-0 në 120 minuta) me penallti, të martën sërish dueli i dy përfqësuesëve për një biletë në ‘Katar 2022’ kaloi nga ruleta e penalltive.

Me të vajtjes 1-0 për Egjiptin dhe të kthimit 1-0 për Senegalin gjithëçka u zgjidh nga penalltitë. Nga 11 metra larg i pari gaboi Salah (goditi mbi tra) ndërsa në fund Mane shënoi golin e triumfit senegalez për 3-1.

Ndërkaq me fuqinë e golit në zonën CAF (Afrikë) kanë siguruar kualifikimin për në fazën finale të Botërorit veç Senegalit edhe Gana, Tunizia, Maroku e Kameruni duke plotësuar 5 blietat afrikane.

Të kualifikuara nga Afrika:

Senegal

Gana

Tunizi

Marok

Kamerun /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!