Dhuna në Abuja, vdes doktori i FIFA-s

Doktori nga Zambia, Joseph Kabungo, i angazhuar si zyrtar i dopingut nga CAF/FIFA në Nigeri-Ganë ndërroi jetë gjatë kryerjes së detyrës.

Dështimi i Nigerisë për t’u kualifikuar në Botëror ‘Katar 2022’ nuk eu prit mirë tifozët vendas, të cilat kanë shkaktuar skena dhunë në Abouja.

Përfaqësuesja e Nigerisë nuk ka arritur të kualifikohet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Pas barazimit 0-0 në të vajtjes Nigeria-Gana prodhoi në të kthimit shifrat 1-1 duke kualifikaur ganezët në dueline luajtur në “MKO Abiola Stadium” në Abouja.

Ndërsa në Europë (UEFA) e ka hqeur golin jashtë fushe, në Afrikë rregulli i vjetër ka favorizuar Ganën e cila shkon në Botëror.

E dështimin e Nigerisë për t’u kualifikuar në Botëror nuk e kanë pritur mirë tifozët vendas, të cilat kanë shkaktuar skena të pahijshme duke sulmuar edhe tifozët e Ganës.

Ata janë futur në fushë duke u sjellë si vandalë. Madje shumë media kanë raportuar se dhe një mjek i FIFA-s ka humbur jetën pas trazirave të tifozëve dhe gazit lotsjellës të policisë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!