Kanadaja në festë, pret biletën për në ‘Katar 2022’

Kualifikuese CONCACAF: Kanada- Xhamajkë 4-0 

Pas pjesëmarrjes në 1986 në Meksikë, kjo hera e dytë e Kanadasë në një Botëror.

Kanadaja bëhët zyrtarisht e kualifikuara e radhës për në ‘Katar 2022’. Ekipi i Xhon Herdman, mposhti 3-0 Xhamajkën në 90′-ta duke i dhënë jetë festës ndoshta më të madhe në histori të futbollit të vendit të madh në Amerikë të veriut.

Kështu, Kanadaja bëhët e 20-ta kombëtare që i bashkohet skuadrave përfaqësuese që kanë siguruar deri tani biletën e botërorit si:

Katari, Gjermania, Spanja, Danimarka, Brazili, Argjentina, Franca, Belgjika, Kroacia, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Irani, Korea e Jugut, Japonia, Arabia Saudite, Uruguaji dhe Ekuadori.

Ndërkaq nga zona CONCACAF kualifikohen tre skuadra direkt ndërsa e 4-ta në play off. Pas pak në fushë edhe SHBA-Panama dhe Honduras- Meksikë. El Salvador- Kosta Rika u mbyll 1-2/Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!