UEFA ndyshime te financat, sanksionet shtohen…

Vijojnë ndyshimet nga UEFA të rregullave të lojës. Këtë radhë gjithëçka lidhet me Fair Play Financiar,i cili duke filluar nga 1 korriku 2022, do të ndryshojë.Në epiqendër kufiri i pagave, ndër mënyrat e vetme për të balancuar llogaritë. Ajo mbetet ende një çështje e pazgjidhur për momentin por në palët mebtën ende larg një bashkërendimi të punëve. Gjithësesi, tani nuk do mund të operohet si më parë pasi do të ndryshojnë rrënjësisht parametrat financiarë.

Sakaq UEFA, i paraprin situatës ndërsa për ta bërë më të qartë implementimin e ndryshimeve dhe për të krijuar një lehtësi në kalimin nga rregullat e vjetra në ato të reja, për 3 sezonet e ardhshme, kostot mund të arrijnë deri në 90% të të ardhurave për çdo klub. Ndërkohë, për ato klube që nuk i kanë thyer më parë rregullat, mund të kenë një diferencë bonus prej afërsisht 10 milionë dollarë.

Nga ana tjetër pritet të ketë ndyshimë dhe për atë që shpesh quhet sanksione. Gjoba por dhe rrëzimi nga kometicionet. E thënë ndryshe një ekip mund të përjashtohet nga Liga e kampionëve( nëse ka fituar të drejtën) për të luajtur si skuadër e Europa League.

Rregullat e reja pritet të miratohen më 7 prill, pas votimit nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet ti miratojë ndyshimet e reja në 7 prill dhe sipas të gjitha gjasave hyjnë në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!