KAS refuzon ankesën ruse

Tribunali i Arbitrazhit Sportiv (KAS) hedh poshtë ankesën e Rusisë.

KAS ka refuzuar ankesën e Federatës Ruse të Futbollit kundër sanksioneve të UEFA-s, e cila ka pezulluar të gjitha ekipet dhe klubet ruse nga garat e saj.

“Vendimi i kontestuar mbetet në fuqi – thuhet në një shënim – dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të jenë të pezulllura derisa të vendoset merita”. Sa i përket sanksioneve të FIFA-s, KAS bën të ditur se një vendim do të vijë brenda javës.

Pas vendimeve fillestare të marra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kishin vendosur më 28 shkurt që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato përfaqësuese kombëtare apo ekipe klubesh, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!