Laçi në ndjekje, Dinamo pritëse në Kamëz
Kampionati i 83-të Kombëtar i futbollit ka hyrë në fazë vendimtare. Në krye, Tirana duket e sigurtë drejt titullit të 26-të pasi ndryshe nga edicionet e fundit rivaliteti ndaj skuadrës së kreut duket disi më i zbehtë. I vetmi që mund të mbaje dhe për pak javë në “ethe” bardheblutë, figuron Laçi i teknikut Mirel Josa.
Sot kurbinasit në shtëpiaken me Skënderbeun. Vendasit nuk kanë në dispozicion Qaton. Te korçarët me ndyshimin e pankinës ndërsa Skënder Gega do debutojë sot si trajneri i ri, rehabilitimet janë të shumta. I vetmi jashtë planëve Jorgo Meksi. Moraesh në pikëpyetje.
Ndërkaq dueli i Kamzës ndërmjet Dinamos vendase dhe Kukësit i ngjan një finaljeje fund sezoni. Blutë e kryeqytetit ndaj bluve të Kukësit për të shkuar te pikët aq të domosdoshme për ti ikur fundit. Fitorja e fundit ndaj korçarëve ka rritur besimin te Dinamo. “E kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe shpresojmë në një fitore tjetër”, tha dje trajneri Devolli.Nuk ka në dispozicion Imamin.
Te Kukësi situata mbetet statike. Gjici president nderi te verlindorët takoi skuadrën pak ditë më parë. Mesazhi i qartë; kthesë te rezultatet pozitive. sakaq Longo nuk ka në dispozicion mbrojtësin Lulaj, Në diskutim Shqiprim taipi dhe Shkurtaj. Ardit Hila pas zënkës me Longon, në mesjave ka përfunduar te Kukësi 21.
Java e 25 mbyllet me ndeshjen e Shkodrës teksa Teuta pret Kastriotin e Krujës. Për durrsakët ka kontigjent të përmirësuar.Kthehet Hebaj nga pezullimi, ndërsa me grupin bashkohet edhe Avdyli, Ivanoviç dhe Lorenco Vila. Xhekson ende jashtë. Greca një pikë e fortë e krutanëve i gatshëm për trajnerin Çela./Erga Kenga/
Sot Superiore, java e 25-të:
13:45 Laçi-Skënderbeu
13:45 Dinamo- Kukësi (në Kamëz)
16:45 Teuta- Kastrioti (në Shkodër)
Luajtur dje:
Vllaznia- Tirana 1-2
Partizani-Egnatia 2-2