Tirana zgjat duart te titulli, Zhunior heroi i Partizanit…

Java e 25 e Superiores shqiptare zhvilloi sot dy takime të cilësisë së lartë. Sidomos Vllaznia- Tirana luajtur në Shkodër dhe e përfunduar 1-2 për bardheblutë. E pasur në gola, penallti e humbur, tri shtylla dhe gol të anuluar.

Ndërkaq, Tirana tregoi edhe sot se është skuadra më e kompletuar e Abissnet Superiores. Reagimi prej një skuadre të madhe erdhi fill pas disavantazhit të një goli.

Me një super Bekaj në portë dhe me sulmin vrastar por dhe harmonizimin mes reparteve arriti të imponohet dhe të zgjasë duart te titulli i 26-të.

Partizani-Egnatia një sfidë për zemra të forta. Fakti me të kuqtë pritës në Elbasan ndërsa konsideroheshin favoritë, i shtyu ‘miqtë’ nga Rrogozhina të luanin një ndeshje ballë për ballë. Ia dalin me një gol të Shytit.

Në start të së dytës Mala humbet penallti por barazimi i skuadrës së Mehmetit vjen nga Zhunior. Marku i linjës së djathtë i të kuqëve jashtë me dy të verdhë. Shtubina në të 88′ goli i dytë për Egnatian ndërsa Bitri del me të kuqe.

Por heroi i sfidës figuron Stenio Zhunior. Braziliani realizon në shtesë për një 2-2 të pabesueshëm.

Ndeshjet sot:

Vllaznia-Tirana 1-2

Partizani- Egnatia 2-2/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!