Nagelsman: E kalojmë Salsburgun

Nesër dy takimet e para të kthimit të Champions League. Bajern- Salsburg (1-1) dhe Liverpul-Inter (2-0) duelet nga ku do të mësohen biletat fituese për 1/8-at.

Ndërkaq në vigjilje të takimit Bajern-Salsburg (1-1 në ndeshjen e parë), trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman foli për ndeshjen ndaj austriakëve.

“Është një sfidë e veçantë. Kemi pritshmëri të mëdha: Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë, kam besim. Të gjithë lojtarët këtu e dinë se sa e rëndësishme është për ne.

Ata do të mbrojnë lart, jam i sigurt: kanë lojtarë jashtë për Covid. Dukeshin të lodhur në fund të ndeshjes së parë dhe për këtë e di se do ta mbajnë lojën me thonj. Neuer? Ai mund të luajë: gjuri i tij nuk është më problem, ne jemi të lumtur sepse e dimë se sa i rëndësishëm është për ne”, tha trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!