UEFA anulon finalen e Rusisë, finalja e Champions në Paris

Ashtu siç dhe ishte parashikuar, sot UEFA u mblodh për ti dhënë drejtim kompeticionëve të saj. Aty ku përfshihet Rusia e cila nga dje sulmoi ushtarakishit Ukrainiën.

Më poshtë deklarata zyrtare me vendimin e UEFA-s për zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg në Paris: “Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas përshkallëzimit të rëndë të situatës së sigurisë në Evropë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të transferojë finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për meshkuj 2021/22 nga Shën Petersburg në Stade de France në Saint-Denis. Ndeshja do të luhet siç ishte planifikuar fillimisht të shtunën më 28 maj në orën 21:00 CET.

UEFA dëshiron të shprehë falënderimet dhe vlerësimin e saj për Presidentin e Republikës Franceze Emmanuel Macron për mbështetjen dhe angazhimin e tij personal për transferimin e ndeshjes më prestigjioze në futbollin evropian të klubeve në Francë në një kohë krize të paprecedentë. Së bashku me qeverinë franceze, UEFA do të mbështesë plotësisht përpjekjet e shumë palëve për të siguruar lehtësim për futbollistët dhe familjet e tyre në Ukrainë, të cilët përballen me vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrime dhe zhvendosje.

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu që klubet dhe ekipet kombëtare ruse dhe ukrainase që garojnë në garat e UEFA-s do të duhet të luajnëndeshjet e tyre në vende neutrale deri në njoftimin e mëtejshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!