Paqe para ndeshjes paqe në fund, Milan-Inter pa fitues

Derbi përfundon pa gola, Milan-Inter finalisti zgjidhet në 20 prill.

Kupa e Italisë, gjysmëfinale e vajtjes: Milan- Inter 0-0

Përfundon i bardhë derbi i tretë i Milanit për këtë sezon. 0-0 në San Siro mes Milanit dhe Interit, që shtyn diskutimin e kualifikimit për ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë. Milan më pranë fitores me dy tre mundësi të mira por në fund askush nuk arrin të shënojë.

Gjithësesi me efektin gol jashtë fushe ende në fuqi në Itali, Milan duket më i favorizuar nga kjo përballje.

Te Inter, dyshja Lautaro-Xheko është ende e vakët në realizime por dhe zëvendësuesit nuk përmirësojnë situatën e një ekipi që nëse dëshiron të fitojë diçka duhet të gjejë edhe rrugën e golit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!