Fonseka ngec në Kiev

Paulo Fonseka, ish-trajneri i Romës dhe Shakhtar Donetsk, e gjen veten të mbërthyer në Kiev pas pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse:

U zgjova në pesë të mëngjesit me pesë shpërthime radhazi.Kisha një fluturim të planifikuar për sot, por tani është e pamundur të dal nga këtu, sepse aeroportet janë shkatërruar dhe hapësira ajrore është mbyllur.

Për momentin, mund të largohesh nga Kievi vetëm në rrugë tokësore dhe të gjithë po përpiqen të ikin në Lviv, një qytet afër Polonisë.

Rrugët janë plotësisht të bllokuara, radhët janë të mëdha dhe nuk ka më benzinë. Thjesht duhet të lutemi që të mos bjerë pranë nesh ndonjë bombë”, tha trajneri portugez për ‘JN’ të Portugalisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!