“Cili je more burrë?”

Italiani për ‘Il Secolo XIX’ para aventurës me Kukësin deklaronte: “Kërkoj një projekt që të më bindë”. Tani flet për shishe…

Nga:Isuf Myrtaj

Herë si shofer, herë si guzhinier e herë si braktisës i konferencave për shtyp (rasti i dhjetorit të shkuar me Sulejman Memën në Supersport). Herë deklaron se ikën nga Kukësi e herë kthehet ‘natën’. Herë- herë i quan futbollistët e tij si bazë për kombëtaren kuqezi, e herë- herë thotë se merkatoja e Kukësit u…vonua.

Ndonjëherë edhe pa qenë fare në seancë, poston në rrjete se homologët po e gjurmojnë në seancat përgatitore (rasti Dinamo) e disa herë thotë se Tirana dhe të tjera skuadra shqiptare, janë shumë më lart se Kukësi (në dukje kundër politikave të klubit).

Së fundi tekniku italian nga Liguria, në aventurën e 11-të jashtë Italisë por gjithnjë një zëdhenës, përbën rastin unikal të një trajneri italian që flet anglisht në daljet zyrtare në Shqipëri (redaktori: në Shqipëri italishten e flasin thuajse gjysma e popullësisë).

Nesër, Kukësi i tij në transfertën kurbinase në duelin final për objektivët që liguriani mban nën lëkurë. Ndaj Laçit, ai gaboi dy herë. Fillimisht në Kamëz fazën e parë udhëhiqte 2-0 deri në fund dhe u barazua ndërsa në të dytën u mund 2-1 në ‘Air Albania’.

Sot në Instagram, Longo ka një postim deri fyes për rivalin duke paragjykuar ambientin dhe vetë garën.

Ai shkruan:

“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme. Shpresoj që të gjithë të japin 100% dhe më i miri të marrë tre pikët. Jo me presionin ndaj arbitrave apo lojtarëve, jo me dramat e zakonshme nga tribuna VIP. Fotoja tregon një nga shishet që na keni hedhur ndeshjen e kaluar, ajo që më goditi mua. Nuk e kam harruar. Le të fitojë kushdo që e meriton duke luajtur futboll në drejtkëndëshin e gjelbër,” shkruan ish- ndihmësi i Mircea Luçeskut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!