Robinjo/ Përdhunoi shqiptaren, kthehet në çështje shtetesh

Përdhunoi në grup një vajzë shqiptare, Robinjo, Urdhër arresti ndërkombëtar.

Çështja Robinjo pas përdhunimit të një shqiptarjeje në Milano në 2013-të, së shpejti mund të bëhet një çështje shtetërore midis Italisë dhe Brazilit. Prokuroria e Milanos ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar dhe një kërkesë ekstradimi për sulmuesin 38-vjeçar, të dënuar për përdhunim.

Faktet, të cilat ndodhën në dalje të një klubi nate në Milano, datojnë në janar 2013. Në atë kohë, Robinjo ishte nën kontratë me AC Milan. Ankuesi, një shqiptare 23-vjeçare, kishte akuzuar gjashtë persona.

Futbollisti i kthyer në Brazil para zhvillimit të hetimeve, pranoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me të renë, por mohoi akuzat për përdhunim.

Ndërkaq aludohet se ish-sulmuesi i famshëm mund ta vuajë dënimin në Brazil. Robinjo u dënua fillimisht në shkallën e parë me nëntë vite burg. Pas ankimimit në edhe në shkallën e dytë dënimi mbeti po ai.vendimi i fundit që nga 2020-ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!