Talenti/ Endrick, tifozi special në PSG-Real

Ende nën ‘moshë’ (mund të firmosë 16 vjeç) 30 – 40 milionë euro do të mjaftonin për parakontratën me gjeniun e Palmerias. Reali në vend të parë…

Një spektator i jashtëzakonshëm do të jetë sonte në Parc des Princes të Parisit, për të parë superndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid të vlefshme për të vajtes së Champions League.

Siç raporton RMC Sport, prezenca e Endrick-ut, xhevahirit të Palmeiras-it të kërkuar nga gjysma e Europës, është e garantuar.

Talenti brazilian 15-vjeçar ndodhet me pushime në kontinentin ‘plakë’ me familjen e tij. Pas një vizite të shkurtër në Madrid, prej disa ditësh ndodhet në kryeqytetin francez, ku ka vizituar mrekullinë Disneyland.

Mund të jetë një mundësi reale për të diskutuar rreth të ardhmes së talentit brazilian për të dy klubet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!