Kukësi poker Kastriotit për tri pikë…

Java e 20-të hapet me një fitore të thellë të verilindorëve ndaj krutanëve në emergjencë.

Superiore , java e 20: Kukësi-Kastrioti 4-0 (Gligorov 40′, Gj. Taipi 44′ (p), E. Basha 54′, Bahtiri 92′)

Në Rrogozhinë Kukësi- Kastrioti u vendos që në pjesën e parë. Ndonëse fillimi ishte thuajse i barabatë me kalimin e minutave skuadra e Longos bëhët më diktuese aq sa në të 40′-ën Gligorov godet me topin që devijohet nga Karakaçi për 1-0.

Goli i dytë verilindor vjen permes një penalltie të dyshimtë të fituar nga Fejzhao. Gjelbrim Taipi perfekt në ekzekutim 2-0.

Në pjesën e dytë, Kukësi gjën edhe golin e tretë me Edi Bashën. Një aksion model me kroatin që godet “alla Modriç” për 3-0. Në fund Bahtiri realizon të katërtin. Të kota perpjekejet e krutanëve për të hapur takimin pas shifrave 3-0. Kukësi ngjitet në kuotën e 37 pikëve, Kastrioti mbetet në fund./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!