Kukësi sërish në Rrogozhinë, Vllaznia- Teuta në veri

Abissnet Superiore vjen sot me dy takime për javën e 20 të edicionit të 83 futbollistik të Shqipërisë. Çifti që hap javën i përket Kukësi-Kastrioti e cila sipas kalendarit të FSHF-së do të nisë në orën 13:45. Ky takim me verilindorët pritës, do të zhvillohet në Rrogozhinë.

Ndërkaq, Kukësi vjen në këtë sfidë thuajse me kontigjent të plotë. I vetmi që mungon Pablo De Lukas. Pas fitores javën e kaluar pikërisht në Rrogozhinë ndaj Egnatias 0-2 Kukësi do të kërkojë fitoren e rradhës përballë krutanëve të fundit të tabelës. Kastrioti pa kapitenin Neziri.

Sakaq, pak orë më vonë në 16:45 në ‘Loro Boriçi’ Vllaznia- Teuta. Përballja fill pasi dy skuadrat kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë duke eleminuar respektivisht Flamurtain dhe Skënderbeun.

Në kampionat situata duket ndyshe. Vllaznia në kërkim të kreut, Teuta për të evituar ndonjë rrëshqitje në fund të tabelës. Kuqeblutë kanë gati Jonuzin (shfaqi probleme gjatë javës)dhe të gjithë të tjerët. Durrsakët pa Asjon Dajën dhe mbrojtësin Xhekson Ferriera (në rekuperim).

Sot, java e 20-të:

13:45 Kukësi-Kastrioti (Rrogozhinë)

16:45 Vllaznia-Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!