Diego Forlan rikthehet në fushë

Shpreh dëshirën të afrohet te ekpi kombëtar me ndonjë rol specifik si drejtues.

Diego Forlan kthehet në fushë në moshën 42-vjeçare. Përmes profilit në Twitter, Old Boys & Old Girls Club ka njoftuar nënshkrimin e ish-sulmuesit të Interit, Atletiko Madrid dhe Vijareal, i cili në vitin 2019 kishte deklaruar tërheqjen nga futbolli.

Ish-bomberi i përfaqësuses uruguajane do të luajë në kategorinë e rezervuar për futbollistë mbi 40 vjeç.

“Ideja është të argëtohem me miqtë e mi. Unë nuk kam luajtur që nga ndeshja ime e lamtumirës”, shprehet Forlan. Old Boys është një klub amator që ka më shumë se 100 vjet histori dhe luan në Ligën Sportive Universitare të Uruguajit.

Sulmuesi i lindur më 19 maj 1979 në Montevideo i bëri deklaratat e tij për ‘Sport 890’. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!