Daku huazohet te Mura

Në një postim të fundit të skuadrës Mura nga kampionati slloven lexohet se Mirlind Daku është larguar nga Osijek i Kroacisë dhe ka kaluar te skuadra e cila jo shumë larg luajti me Shkëndijen e Tetovës në Champions League.

“Mirlind Daku është lojtar i ri i Muras. Sulmuesi nga Kosova do të jetë në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës këtë edicion luajti në 12 ndeshje për Osijekun, duke shënuar dhe tre gola. Ndërkaq në të shkuarën Daku para se ti bashkohej Ballkanit në Kosovë pati edhe një eksperiencë të shkurtër te Kukësi në Superiore./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!