Spahiu, mesfushori në debutim, rikthehet Deliu

Konsiderohet një mesfushor i denjë për të zëvendësuar Lushkjen. Lajm i mirë për Josën, rikthimi i Ardit Deliut.

Sebastjan Spahiu, 22 vjeçari, i cili një javë më parë nënshkroi për Laçin e ndoqi takimin Laçi-Partizani (1-0) nga tribuna e impianatit në Kurbin.

Largimi i Lushkjes ka bërë që dejtuesit të futën në merkato ndërsa ish lojtari i Mouscron në Belgjikë, pas aventurës në ligat inferiore të Spanjës, zgjodhi të luajë me bardhezinjtë e Mirel Josës.

Me Hajdin Saliun e huazuar nga Lokomotiva Zagreb dhe Akiniemi, mesfushori qëndror përbën treshen e perforcimit të Laçit në këtë dritare të merkatos së dimrit e cila u mbyll në 31 janar.

Sakaq, Laçi i pozicionuar i dyti në tabelë, do të zhvillojë të dielën takimin me Vllazninë në shtëpi (13:45). Mungesa e Shehut (kartonë) dhe largimi i Lushkjes (Sherif Tiraspol), kanë krijuar hapësirë jo vetëm për debutimin absolut të Spahiut por dhe të aktivizimit të Ujkës dhe lojtarëve të tjerë në dispozicion të Josës.

Foto: Futbollistët e Laçit, Deliu, Ujka, Salihu, Spahiu, Velija para ndeshjes me Partizanin (31 janar 2022)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!