Lushkja vendimtar në ditën e lamtumirës, Laçi i dyti

Abissnet Superiore java e 18-të: Laçi- Partizani 1-0 (Lushkja 79′)

Minuta e 79’-të. Shënon Laçi në portën e Partizanit dhe pikërisht me autor Regi Lushkjën. Në ndeshjen e tij të fundit me kurbinasit.

Ujka godet shtyllën por aksioni vazhdon dhe topi harkohet përsëri në zonë, ku Lushkja me një gjuajtje befasuese por të kalibruar realizon ndoshta golin më të dëshiruar në karrierë.

Rogozhinë: Egnatia- Dinamo 1-1 Ademi 57’/ Ibraimi 6′)

Ndeshja e lujatur sot në Rrogozhinë mes vendasëve të Egnatias dhe Dinamos ka përfunduar në barazim 1-1. Në duelin e vlefshëm për javën e 18-në në Abissnet Superiore fillimisht shënuan miqtë me Agim Ibraimin kur luhej e 6-ta.

Pas protastave të vendasëve dhe atyre në shkallë për një prekje me dorë nga Samake, loja ndalet për disa minuta. Më pas në 57′-ën Ademi barazon për 1-1 final./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!