AusOpen/Mbreti i tenisit Rafa Nadal
Spanjolli në histori, 21 Grand Slam…
Pas një supersfide në finale të Autralian Open mes Nadal dhe Medvedev, tenisti spanjoll fiton me përmbysje nga 0-2 në 3-2.
Nadal- Medvedev 3-2 (2-6, 6-7, 6-4, 6-4,7-5.)
Finalja e meshkujve në orbitën e madhe të tifozerisë në Melburn dhe gjithë botën. Spanjolli Rafael Nadal dhe rusi Danil Medvedev në një beteje të jashtëzakonshme…
Nadal në finalen e tij të gjashtë në Melburn, ndërsa e ka fituar vetëm në 2009-ën. Rafa Nadal ndjek Slamin e 21-të në karrierë.Medvedev në finale në Melburn për të dytën herë radhazi, i katërti në nivel Grand Slam: ai fitoi titullin e fundit në Nju Jork 2021.
Katër precedentë ishin mes tyre, me spanjollin nga Majorka që ps suksesit sot udhëheq 4-1, përfshirë suksesin në aktin e fundit të US Open 2019, kur Nadal fitoi 3-2 /Sportiim.al/