Xhokoviç dëbohet nga Autralia
Xhokoviç do të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin nga Australia.
Me arsyetimin juridik se prania e tij në territorin australian mund të ishte një rrezik për shëndetin dhe një model kundër vaksinimit nga popullata në Australi por dhe shkeljet e tjera lidhur me vizën, kanë shtyrë gjykatën e Melburnit të dëbojë tenistin serb Novak Xhokoviç nga Australia.
Vendimi tërhoqi vëmendjen e mbarë botës dhe në fund qeveria australiane fitoi pas vendimit të Gjykatës Federale, e cila dekretoi përjashtimin e tenistit serb.
Një “sukses” që ministri i Emigracionit, Aleks Havke, e konsideroi sukses personal.“Politika jonë e kufizimeve ka çuar në një numër të ulët vdekjesh, një rikuperim të fortë ekonomik dhe një nga normat më të larta të vaksinimit në botë. Kjo politikë e mbrojtjes së kufirit ka ruajtur paqen sociale, pavarësisht nga pandemia e zgjatur,” ka shpjeguar ministri..