Nadal, finalisti i ‘Australian Open’, pritet rivali

Mund Berretinin 3-1 dhe pret fituesin mes rusit Medvedev dhe grekut Tsitsipas.

Spanjolli Rafael Nadal, aktualisht tenisti i pestë në botë, do të luajë finalen e radhës Australian Open. Në 5-ë prezenca si finalist, veterani i ‘raketave’ ka triumfuar në këtë turne australian vetëm një herë, në vitin 2009.

Gjithësesi, ai do të luftojë për titullin rekord të 21-të Grand Slam në karrierën e tij kundër fituesit të ndeshjes mes rusit Danil Medvedev dhe grekut Stefanos Tsitsipas.

Nadal ka fituar 20 tituj Grand Slam deri më tani në karrierën e tij – ai ka fituar 13 herë në Roland Garros, katër herë në US Open, dy herë në Wimbledon dhe një herë në Australi.

20 tituj në katër turnetë më të mëdhenj botërorë kanë edhe Novak Xhokoviç i cili u dëbua nga Australia para fillimit të turneut dhe Roxher Federer nga Zvicra, i cili nuk luajti për shkak të problemeve me gjurin.

Nuk e mendoja se do të arrija deri këtu, tha tenisti spanjoll Rafael Nadal, 35 vjeç, pas kualifikimit për në finalet e turneut të parë Grand Slam të sezonit Australian Open”, tha Nadal 35 vjeç pas biletës së finales./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!