Xhokoviç, merret vendimi i dëbimit

“Australia Open” kthehet në një telenovelë të vertetë për numrin 1 të botës Novak Xhokoviç. Dje u deklarua se autoritete më të larta të vëndit të kangurëve’ do mund të lejonin tenistin të qëndronte ndërsa dhe organizatorët e eventit e përfshinë në short por më pas vjen vendimi i dytë ekstrem.

Xhokoviç edhe pse mund ta apelojë vendimin e radhës ai shihet larg turneut dhe për tri vite nuk mund të hyjë në Australi.

Më thjeshtë: Ministri i Emigracionit, Aleks Havke mer vendimin ekstrem për tenistin serb Novak Xhokoviç duke vendosur se tenisti 34 vjeçar duhet të dëbohet nga Australia.

Ministri:

“Sot ushtrova fuqinë time për të anuluar vizën e mbajtur nga z.Novak Xhokoviç për arsye shëndetësore dhe gjendje të mirë, mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë gjë”, u shpreh ministri në një deklaratë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!