Zhang: Të lumtur, ky trofe na jep shpresë


Analistët italianë tej faktit për shitje të klubit, e konsiderojnë fitimin e Superkupës nga Inter si një fillim cikli për klubin që kryeson Seria A.

Inter arriti të fitojë të mërkurën Superkupën e Italisë të 6-tën në histori. Aleksis Sançez në minutën e 121′-të ngriti peshë popullin zikaltër në ‘San Siro’, ndërsa në kohën shtesë i shënoi Juventusit në një superbetejë që zgjati 120 minuta.

Prezent në tribunë dhe në festime presidenti i klubit Stiven Zhang.

Pas triumfit në Superkupë, presidenti i Interit foli për Inter TV: “Është një moment shumë i veçantë për të gjithë ne. Jemi shumë të lumtur. Skuadra luajti shumë mirë sonte, jemi të parët në ligë.

Ky trofe është rezultat i punës së madhe të bërë nga të gjithë, nga trajneri te lojtarët. Është një fitore që na jep shumë shpresë, shumë energji për të ardhmen dhe kjo erdhi falë punës sonë të bërë nga ne në këto gjashtë vite së bashku”.

Dedikimi?Këtë fitore ua dedikoj të gjithë tifozëve të Interit por edhe punonjësve dhe drejtuesve. Janë ata që e realizojnë këtë projekt”, përfundoi presidenti i Interit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!