Shevçenko në Milano, hera e parë si rival…

Pas pak Milan- Xhenova (21:00) për Kupën e Italisë. Sheva në fije të perit, Labadia kërcënon…
Të kthehesh në shtëpi gjithnjë një sensacion i mirë por dhe i vështirë për tu shpjeguar. Për ta konfirmuar, duhet pyetur Andij Shevçenko i cili sonte do të kthehet për herë të parë si kundërshtar në ‘San Siro’.
Në atë që ka qenë stadiumi i tij, kundër atyre që kanë qenë gjithmonë ngjyrat e tij kuqezi. Tetë vite më shumë se dyqind ndeshje dhe 175 gola. Numra befasues.
Sot, nëse tamponi i tij është negativ, do të kthehet në stol dhe do ta bëjë pikërisht në San Siro. Me skuadrën e tij, kundër Milanit për Kupën e Italisë.
Mbase dhe e fundit si trajner i skuadrës xhenoveze. Shaka e fatit…
Po, sepse deri tani udhëtimi i ukrainasit në stolin e Xhenovas ka qenë raskapitës me tre barazime dhe gjashtë humbje në Seria A.
Sonte do të duhet një paraqitje e shkëlqyer e të tijëve për të bërë që Sheva të qëndrojë në pankinën mjaft të lëkundur. Gjermani Bruno Labadia është gati ta zëvendësojë./Sportiim.al/