Superkupa e Interit, Sançez në histori

Superkupa, finale: Inter-Juventus 2-1 pas kohës shtesë

Aleksis Sançez në histori, goli i tij i jep trofeun e Superkupës Interit në ‘San Siro’, e 6-ta për klubin zikaltër. Ngjau në kohën shtesë mes Interit dhe Juventusit në një superbetejë për një Superkupë Italie.

Fillimisht Juve përpara me golin e MekKein në të 25-ën më pas penalltia e reailzuar nga Lautaro Martinez i cili barazoi përInterin pa u mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë dueli i ndezur prodhoi raste por jo gola. Në shtesë teksa po kronometrohej minuta e 121-të, një hutim i Kielinit dhe huqit të Sandros, përfiton kileni Alekis Sançez për golin e triumfit 2-1.

Fetsa e Interit legjitime. Simone Inzagi merr trofeun e parë me zikaltërit.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!