sportiim2

Erjon Vucaj mbyll me Dritën. Shkodrani 31 vjeçar sipas klubit nga Gjilani i ka dhënë fund aventurës në Superligën e Kosovës duke fituar edhe një titull kampion. Vucaj pritet të vihet në kërkim të një klubi të ri.

Njoftimi:

FALEMINDERIT ERJON VUCAJ

Klubi jonë, FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj.

Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN.

Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, ku ishte pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe duke fituar titullin kampion 2019/20.

Klubi jonë, FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë.

?>