Xhokoviç fiton gjyqin por ministri…
Tenisti serb u ndalua në Australi nga autoritetet për shkaqe dokumentacioni dhe i pavaksinuar…
Problemet me situatën Novak Xhokoviç në Australi, duket se shkon drejt zgjidhjes. Sot Gjykata e përfaqësuar me Entoni Kelli e ka hedhur poshtë vendimin e qeverisë së Australisë për të refuzuar hyrjen e tenistit numër 1 në botë në shtetin e ‘kangurëve’.
Ai tha se Xhokoviç duhet të lirohet menjëherë. Të gjitha dokumentat si dhe pasaporta e biletat e udhëtimit ti kthehen tenistit.
Ndërkaq megjithë entuziazmin e mbështetësve të Xhokoviç pas lajmit të mirë dhënë nga Gjykata, sërish pjesëmarrja e sportistit në Australian Open mbetet në pikëpyetje.
Mësohet se avokatët e qeverisë kanë paralajmëruar se ministri i emigracionit vendas ka fuqinë ekzekutive për të rrëzuar vendimin e gjykatës duke e shoqëruar përjashtimin e Novak Xhokoviç me 3 vite larg Austarlisë./Sportiim.al/