Mbape merr topin me vete, Sevilja e dyta në La Liga

La Liga, përfundoi 5-0 sfida Vijareal- Levante.Ndërkohë derbi bask Osasuna- Bilbao u mbyll 1-3. Më kot Kadiz pas Realit u mundua të befasojë edhe- Seviljen. Sfida e sotme 0-1 për andaluzianët e Lopeteguit.

Francë, PSG me një formacion të miksuar e ktheu në festë sfidën për Kupën e Francës në fushën e inferiorëve të Vanes.

Kimpembe në fillim dhe tre gola të Kilian Mbape mbyllen llogaritë. Paçka se në shtesë Vanes shënoi një gol ‘nderi’ por që pa sistemin VAR, ai nuk u akordua. 0-4

Në vërshëllimen e fundit, invazion paqësor në fushë për takime të tifozëve të caktuar me idhujt e PSG-së./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!