Thyhet Liverpul, kreu i Sitit

sportiim2

Ndeshja e fundit e mbrëmjes në Premier League, Lester- Liverpul, solli dhe zhgënjimin e madh te kampi i Reds.

Një penallti e humbur nga Mohamed Salah në pjesën e parë (15′) duket se vuri në tatpjetë gjithë ëndrrat e skuadrës së Klop për të dalë me tri pikë nga strofka e “Dhelprave”.

Në ‘King Power Stadium’ ishin vendasit që shënuan të vetmin gol të sfidës dhe kjo ngjau në minutën e 59 me Lukman.

Deri në fund asgjë dhe Liverpul që thellon diferencën me 6 pikë me kreun që mbahet nga Mançester Siti me 47 pikë në 19 javë.

Shifrat sot:

Kristal Palasë- Noruiç 3-0

Sauthempton- Totenhem 1-1

Uatford- Uest Hem 1-4

Lieçester- Liverpul 1-0

?>