Superiorja në aktin e fundit kalendarik

Abissnet Superiore sërish në fushë. Për të shkuar te pushimet e dimrit, teksa fusha kryesore pritet të jetë minimerkato e janarit, të 10 ekipet e elitës së futbollit shqiptar, do duhet të impenjohen të mërkurën dhe të enjten me javën e 15-të të saj.

Ditën e mërkurë në program dy ndeshje, në orën 13:45 në stadiumin e Laçit do të zhvillohet takimi Laçi-Kastrioti ndërsa në orën 16:45 në “Elbasan Arena” takimi Dinamo-Skënderbeu.

Të enjten në axhendë 3 takimet e fundit të javës, por edhe të vitit kalendarik 2021.

Në “Loro Boriçi” supersfida Vllaznia-Kukësi, ndërsa takimi tjetër do të jetë Teuta-Egnatia.

Ndërkohë kulmi i ditës, javës por dhe vitit kalendarik, do të vijë nga derbi i madh i kryeqytetit Partizani- Tirana në program në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania Stadium”.

E mërkurë:

13:45 Laçi-Kastrioti

16:45 Dinamo-Skënderbeu (Elbasan Arena)

E enjte:

16:45 Vllaznia- Kukësi

16:45 Teuta- Egnatia

19:45 Partizani- Tirana /Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 14-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!