Kukësi ndihet gati, Ndreca veçmas

Kukësi ka përgatitur sfidën me Partizanin në kushte optimale dhe se të gjithë futbollistët kanë frekuentuar seacën e fundit në ‘Olimpic Park’.

Në ‘Loro Boriçi’ të dielën ndaj të kuqëve për të bërë kthesën. Dy ndeshje 1 pikë, fare pak për verilindorët pretendentë në këtë kampionat.

Klubi shkruan:

Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes ndaj Partizanit. Ekipi ka zgjedhur kompleksin “Olympic Park” për të kryer përgatitjet, teksa grupi ka qenë i plotë nën urdhërat e trajnerit, me përjashtim të Ndrecës i cili është stërvitur individualisht.

Futbollisti mori një goditje në gju në ndeshjen ndaj Laçit dhe ishte mungesa e skuadrës javën e shkuar, teksa sot ka provuar të stërvitet disa minuta me grupin. Ndërkohë, kapiteni Gjelbrim Taipi ka lënë pas dëmtimin e pësuar ndaj Teutës.

Me ekipin është bashkuar edhe mesfushori Luka Milunović i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Partizanit. Mesfushorit iu dha leje për të shkuar pranë familjes pasi u bë baba për herë të parë, teksa së fundmi është stërvitur me skuadrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!