Dinamo për të kthjelluar vetën, Vllaznia e plotë

Sot në ‘Elbasan Arena’ me fillim orën 19:45, Dinamo- Vllaznia hap javën e 14-të e cila luhet në tri ditë.

Dinamo- Vllaznia dueli që hap javën e 14-të të Superiores. Ndeshja mes dy skuadrave histori të madhe në vend, do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në ‘Elbasan Arena’ me fillim orën 19:45 dhe do të gjykohet nga ndëkombëtari Eldorian Hamiti.

Blutë vijnë pas tri humbjeve radhazi dhe një lumi të madh kritikash ndaj skuadrës dhe stafit teknik. Ndaj Vllaznisë dhe më pas po si pritës ndaj Skënderbeut në të 15-ën, dy mundësi për të kthejlluar idetë para se ‘babagjyshi’ të thotë fjalën e tij.

Ndërkaq, Vllaznia në momentin e shkëlqyer sezonal. Në 5 takimet e fundit skuadra kuqeblu njeh 4 fitore dhe një barazim të cilat pozicionojnë Vllazninë në vendin e tretë me 23 pikë. Brdariç, do ketë dy kthime të mëdha. Gurishta dhe Krymi plotësojnë formacionin shkodran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!