Partizani fiton derbin me Dinamon
Skuadra blu në krizë totale, tani Dinamo sheh nga fundi
Partizani- Dinamo 1-0 (Mala 72′)
Partizani i jep drejtim derbit me Dinamon. Në kryeqytet impiantin ‘Air Albaia Stadium’ të kuqtë shënuan një gol me Esat Malën në minutën e 72 duke i shtuar skuadrës së Ilir Dajës tri pikë të vyera në klasifikim.
Përgjithësisht një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Partizani më kërkues por disa raste të bluve me Mihanën dhe sidomos ai i Ibraimit në fillim të së dytës, ishin fatalë.
Partizani i bashkohet Laçit e Teutës në kuotën e 18 pikëve (Laçi një ndeshje më pak), ndërsa blutë tani me vështrimin te zona e ftohtë.