Kukësi- Laçi, sfida delikate…

Kukësi- Laçi mbyll sot javën e 12-të Abissnet Superiore me verilindorët pritës në ‘Air Albania Stadium’ duke nisur në 13:45.

Përgatiti: Erga Kenga

Do të jetë një sfidë e gjitha për t’u ndjekur pasi të dyja skuadrat jo vetëm që luftojnë për të qëndruar në krye por dhe takimet e së shkuarës mes tyre kanë prodhuar përherë duele grintoze e shifra të paparashikuara.

Edicionin e kaluar Laçi me Duron në timon fitoi tri takimet e fundit ku padyshim Regi Lushkja me 4 gola të realizuar, ishte “vrasësi” i kuadratit kuksian. Ndërkohë përballja e fazës së parë, luajtur në ‘Elbasan Arena’ e meritoi Kukësi pas një goli të Ibraimit. Edhe sezoni aktual njohu një barazim dramatik të luajtur në Kamëz me shifrat finalë 2-2.

Ndërkaq ndeshja e sotme i gjën skuadrat me kontigjent të plotë. Skuadra e Longos ka rekuperuar të vetmin në dyshim spanjollin De Lukas, ndërsa te kurbinasit, të gjithë janë të gatshëm.

Kukësi renditet e dyti me 23 pikë Laçi i pesti me 15 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!