Vllaznia thyen Partizanin, korçarët kalojnë Egnatian

Shkodër:

Vllaznia- Partizani 1-0 (Latifi 28′)

Vllaznia vijon të dhurojë ndeshje me rendimet, këtë mbrëmje thyen Partizanin e oshilacionëve të mëdha në shifrat 1-0. Gjithëçka ka ndodhur në minutën e 28-të kur Liridon Latifi ka përfituar nga një top i kthyer nga portieri Teqja e shtylla dhe ka depozituar në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Partizani u përpoq më shumë por nuk ia doli dot të mbërrijë te goli. Madje dhe kur Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Krymit. Skuadra e Ilir Dajës, pas katër ndeshjeve produktive ndalet në Shkodër.

Korçë:

Skënderbeu- Egnatia 2-0 (Mensah 47′, E. Berisha 86′)

Në stadiumin ‘Skënderebeu’ skuadra vendase me të njëtin emër, arriti të fitojë duelin e drejtpërdrejtë të zonës poshtë ndaj Egnatias e cila për herë të parë u drejtua në pankinë nga Zekirija Ramadani.

Rastet e paraqitura në pjesën e parë nga Zguro, Berisha për korçarët dhe Valport për rrogozhinasit, shërbyen për të nisur vrullshëm një pjesë të dytë me dy gola përcaktues për Skënderbeun. Fillimisht Mensah në të 47′-ën dhe në fund Elvi Berisha me një supergol, i dhanë Skënderbeut tri pikë të vyera për ecurinë në elitë. /Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!