Dinamo thyen vetën, Teuta e treta

Abissnet Superiore, java e 12-të:

Dinamo-Teuta 0-1 (Aut; E. Bakaj 51′)

Teuta i jep një shtysë Dinamos për ta lënë prapa në renditje pas 12 javëve. ‘Nëndetësja’ ka humbur keqazi në oqean, dhe ende nuk po di të orientohet për të dalë në sipërfaqe. Metafora vlen për Dinamon, trajnerin Shkëmbi por dhe drejtuesit e klubit 18 herë kampion në Shqipëri.

Për t’u kthyer te ndeshja Dinamo- Teuta (0-1) luajtur pasditen e sotme në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit, vendimtar gabimi i portierit Bakaj i cili pasi ka bërë lojtarin më të mirë për 50 minuta, devijon një top në kuadratin e tij të ‘shenjtë’.

Minutat në vijim flasin më shumë për blutë të cillt shtojnë disi ritmin por Teuta e shkëlqyer e pjesës së parë ruan me fanatizëm autogolin e bakajt për të marrë tri pikë e gjetur vendin e tretë provizor me 17 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!