Tirana afirmohet e paprekshme në krye

Abissnet Superiore, java e 12-të:

Tirana- Kastrioti 3-0 (Seferi 22′ 45′, Ngo74’)

Tirana me një dy golësh të Seferit dhe të një tjetri shënuar nga Majkëll Ngo, gjunjëzojnë Kastriotin dhe depozitojnë tri pikë të tjera për të rujtur të paprekur vendin e parë në klasifikim.

E sotmja ndaj krutanëve në ‘Air Albania Stadium’, rezultoi e thjeshtë për bardheblutë. Presion, raste të shumta dhe në fund tri gola. Mjaftueshëm për të cikluar suksesin…

Rikthimi Danso në formacion, aktivizimi i Gjumsit dhe Marlind Nuriut, tjetër tregues se Tirana, di të sillet si një skuadër me trend prej protagonisti në Superiore.

Për Kastriotin, alarmi i rrëzimit ka hyrë në “shtëpi”. Ndreu me kontigjent të cunguar dhe dëmtime të vazhdueshme nuk po arrin të harmonizojë të tijtë. Në janar për tu parë merkatoja krutane…

Shënim: Sportiim.al nuk ia njeh Seferit autorësinë e golit pas autogolit të pastër të Sidibe në Tirana- Dinamo 4-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!