Daja: Ende jemi larg, Vllaznia luan bukur

Ilir Daja: Birçe thoshte: ‘një lojë e bukur mbahet mend një javë, ndërsa rezultati hyn në histori “

Partizani viziton nesër në 16:45 ‘Loro Boriçi’-n në Shkodër për t’u ndeshur me vendasit e Vllaznisë. Fitoret e fundit te të kuqtë, e kanë rritur oreksin për të tjera arritje ndërsa nesër kundër Vllaznisë në sfidën e javës së 12-të të Abissnet Superiore, do duhet të djerësijë jo pak.

Është vetë tekniku Ilir Daja që flet për mediatduke u ndalur te disa veçori në të cilat pritet të kalojë kjo superpërballje. Trajneri foli për gjendjen e skuadrës. Shpjegon edhe situatën me portierin Alban Hoxha.

Daja:

Vllaznia – Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë vjet dhe e ka startuar edhe këtë sezon shumë mirë. Më kujtohen fjalët e një trajneri të Dinamos, i nderuari Bejkush Birçe që thonte ‘një lojë e bukur mbahet mend një javë, ndërsa rezultati hyn në histori’. Përballjet me Vllazninë janë ndeshje ku brenda është dhe kënaqësia dhe vështirësia.

Dëshira e lojtarëve – Në këto ndeshje të fundit ku kemi marrë fitore, kryesorja ka qenë dëshira dhe sakrifica e lojtarëve për të shkuar te rezultati. Unë do të kërkoja vazhdimësinë që të bëhet një miksim ku motivimi, dëshira dhe sakrifica të jenë të parat.

Oshilacionet dhe gjendja e skuadrës – Ne kemi paraqitur oshilacione në marrjen e rezultateve, duhet të stabilizohemi në momentin e parë në marrjen e rezultatit, pastaj për të pretenduar edhe më tepër. Kemi ndryshuar, por që ende nuk jemi ende aty ku duhet të jemi.

Sulmi i Vllaznisë – Vllaznia ka një ndër sulmet më të mira të kampionatit, por nuk besoj që janë të varur vetëm nga një lojtar. E rëndësishme për ne është që të fokusohemi tek të gjithë ekipi i Vllaznisë.”

Rotacioni – Ka pasur dy opsione nga stafi që mund të bëjmë edhe rotacion të mundshëm sepse ndeshjet janë afër, vendosëm që t’i japim përparësi atyre lojtarëve që kanë qenë këto 3-4 javë në formacion. Me afrimin e lojtarëve të dëmtuar mund të ndryshojmë diçka sepse nuk kanë diferencë të madhe me ata që luajnë në formacion.”

Alban Hoxha – Alban Hoxha ka vazhduar stërvitjen me grupin, edhe në seancat stërvitore kur ne luajmë, ai nuk është futur në portë sepse specifika e portierit është se nëse ke diçka në duar, nuk luan dot, sepse një gabim kushton shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!